Diaspora, Forca e Revoltës: Vajza që Kërkon të Mësojë Shqipin në Kosovë

Kryefjala e ditës së 21 të revoltës popullore ishte diaspora.

Ishte i lartë numri i atyre që morën rrugën nga kudo ku jetojnë në botë dhe u bënë pjesë e protestës masive që “pushtoi” dje kryeqytetin.

Në rrjet është bërë virale videoja e një vajzë të vogël, e cila është e rritur jashtë vendit dhe reciton vargje malli për Atdheun, ndërsa thekson edhe problematikën e gjuhës shqipe se duhet t’u mësohet brezit të ri që po rriten jashtë. “Pse o mami shqip s’më flet, ç’faj kam unë që jam në kurbet, a më kuptoni ju shokët e mia sa rëndë më vjen e sa turp kam, sepse s’di flas shqip dhe shqiptar jam.


- Advertisement -

Si të flas moj mami im kur të shkoj në Kosovë në pushim, si t’i shkruaj shokëve një letër si të flas me gjyshin tim.

Të lutem mami në shkollë shqipe më regjistro, a e di gjyshi si na tha, kudo të jemi mos e harrojmë se shqiptar jemi, Shqip do flas e do shkruaj edhe nëse jam në vend të huaj, gjuhën e nënës shqipe e kam jam krenar se shqiptar jam! “, shprehet ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *