Protesta në Tiranë: Kërkesa për Dorëheqjen e Kryeministrit Rama Rritet

Për të 23-tën ditë me radhë, duke filluar prej orës 19:00, qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, grumbullimi i protestuesve bëhet në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas ata marshojnë drejt godinës së qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë së tij, ndërsa në tubime marrin fjalën qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë.


- Advertisement -

Pas qëndrimit në shesh, protestuesit vijojnë marshimin në formë kolone në disa akse të Tiranës me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg.” Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 19:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *