Përkrahja e lartë për anëtarësimin në BE dhe pengesat për integrimin evropian në Kosovë

Gati gjysma e kosovarëve besojnë se vendi i tyre mund të bëhet anëtar i BE-së brenda pesë vjetëve të ardhshme, ndërsa 3 për qind e popullatës besojnë se kjo nuk do të ndodh kurrë.

Sipas sondazhit, 26 për qind besojnë se mungesa e vullnetit politik është pengesë kryesore për integrim në Kosovë.

Raporti gjithashtu evidenton nivel të lartë besimi ndaj BE-së dhe shënon rëndësinë e zhvillimit ekonomik, luftës kundër korrupsionit, dhe sundimit të ligjit si fusha ku BE-ja duhet të luajë rol më të madh.


- Advertisement -

ShBA-ja dhe NATO mbeten institucionet më të besuara në Kosovë sipas sondazhit.

Kosovarët kanë besim edhe te Turqia, Banka Botërore dhe FMN.

Financimi i projekteve nga BE-ja vlerësohet si efektiv nga 65 për qind e qytetarëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *