Protesta kundër investimit turistik në Zvërnec vazhdon edhe sot në Tiranë

Protesta kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec vijoi edhe sot në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën për të 30-ën ditë radhazi, duke përsëritur kërkesat e tyre dhe duke marshuar në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Me pankarta në duar ata kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, largimin e kastës së vjetër politike dhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.


- Advertisement -

Pas grumbullimit fillestar, pjesëmarrësit do të marshojnë drejt bulevardit kryesor për të vijuar qëndresën dhe revoltën e tyre përpara godinës së Kryeministrisë, shkruan ATSh.

Para godinës së Kryeministrisë pritet po ashtu te mbajnë fjalime organizatorët dhe qytetarë të pranishëm.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *