Prashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovë: Stuhi, reshje dhe temperaturë e lartë

Java filloi shumë e nxehtë me temperatura tropikale dhe valën e nxehtësisë që erdhi nga Evropa, origjina e së cilës buronte nga Afrika veriore.

Fatmirësisht për rajonin tonë vala e nxehtësisë së madhe nuk do të zgjatë shumë sikur në Evropë dhe intensiteti i saj i fuqishëm do të jetë dukshëm më jetëshkurtër në viset tona.

E hëna filloi shum e nxehtë dhe pritet kulminacioni i kësaj vale të nxehtësisë, ndërsa në mbrëmje priten disa vetëtima dhe bubullimë nga ndonjë sistem i izoluar që mund të prodhojë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.


- Advertisement -

Temperaturat në Kosovë do të kulmojnë rreth 38 gradë Celsius maksimalja e 40 në Shqipëri e Maqedoninë Veriore.

E martja po ashtu do të jetë shumë e nxehtë, por me vranësira pak më të shumta dhe destabilizim të atmosferës temperaturat do të fillojnë të ulën pak a shumë por mbetet zagushi e madhe për shkak të dendësisë së lartë të ajrit që vjen nga nxehtësia dhe lagështia e shtrëngatave të shiut.

Temperaturat do të zbresin pak rreth 36 gradë Celsius në Kosovë maksimalja.

Me zhvillimin e stuhive lokale do të lokalisht do të freskëhet, por mbetet zagushi e lartë.

Përpos Kosovën shtrëngata të fuqishme lokale të martën pasdite priten edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe Shqipërisë kontinentale.

Pasditja dhe mbrëmja e së martës mund të japin spektakle vetëtimash e bubullimash në shumë pjesë të territoreve tona dhe fatkëqësisht vende-vende do të ekzistojë rreziku i breshërit, rrebeshit shumë të madh brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe shtrëngatë e fuqishme lokale.

E mërkura ende do të jetë e nxehtë, por me ulje të lehta të temperaturave sidomos me ardhjen e zhvillimeve të reja të vranësirave konvektive priten shtrëngata me bubullima dhe gjasa për breshër.

Më vonë ulje më e ndjeshme e temperaturave.

Masa afrikane ajrore do të fillojë të largohet, ndërsa masa më të freskëta ajrore depërtojnë së bashku me rreshjet e shiu të cilat do të jenë pak më të dendura kësaj radhe.

Të entjen vjen fronti i ftohtë ajror me ulje të theksuar të temperaturave, vranësira të dendura e rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Kësaj radhe temperaturat do të pësojnë ulje më të theksuar dhe reshjet atmosferike pritet të jenë më të mëdha dhe më të përhapura.

Vende-vende priten reshje intensive.

Të Premtën na pret mot i freskët dhe i këndshëm, me vranësira e intervale kohore me diell.

Reshjet do të fillojnë të humbin intensitetin dhe shtrirjen, ndërkohë që fuqizohet ndikimi anticiklonik.

Fundjava vjen stabile dhe jo shumë e nxehtë, megjithatë temperaturat do të rriten gradualisht.

Pra, një javë që fillon shumë e nxehtë, vazhdon me stuhi, reshje e destabilizim të fuqishëm të atmosferës dhe përfundon me diell por me temperatura shumë më të përballueshme dhe këndshme.

Ky ishte prashikimi i motit për këtë javë që potencialisht do të jetë mjaft e stuhishme, me zhvillimin e disa stuhive mjaft të fuqishme që do të prodhojnë mot mjaft të paqëndrueshëm, me vetëtima e bubullima masive, erëra të fuqishme dhe breshër.

Kjo vlen si për Shqipërinë, por edhe Kosovë e Maqedoninë Veriore.

Reshjet nuk do të mungojnë në mes të javë që do të jenë shumë të dobishme dhe kogja të përhapura.

Nd…

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *