Këngëtari Labinot Rexha shpall se merr diplomën e masterit në Psikologji në Zvicër

Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij, duke bërë të ditur se i është njohur diploma e masterit në Psikologji në Zvicër.

Ai ka njoftuar se tashmë mban titullin Psikolog (MSc), pas një rruge të gjatë studimesh, përkushtimi dhe sfidash akademike.

Rexha ka theksuar se procesi nuk ka qenë i lehtë, duke përfshirë studime të vazhdueshme, kurse shtesë në Zvicër dhe arritjen e gjuhës frënge në nivelin B2.


- Advertisement -

Më poshtë postimi i plotë i ndarë në Instagram (pa ndërhyrje): ‘Sot një nga ditët më të veçanta të jetës sime Pas një rruge të gjatë me shumë punë, sakrifica dhe përkushtim, më është njohur diploma ime në Zvicër në fushën e Psikologjisë (Master).

Nga sot mbaj me krenari titullin Psikolog (MSc) Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë: studime të vazhdueshme, kurse shtesë në Zvicër dhe arritja e gjuhës frënge në nivel B2 (DELF).’ Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *