Protesta ‘Jo në emrin tim’ ka vazhduar edhe sonte në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, për të dhjetën natë me radhë.
Një nga momentet kulminante të mbrëmjes ishte performanca e këngëtares së njohur, Violeta Kukaj.
Kukaj ka kënduar para qytetarëve të mbledhur në shesh, në kuadër të protestës kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Performanca e saj u zhvillua para protestuesve, të cilët edhe sonte shprehën mbështetje të fuqishme për UÇK-në. “Jo në emrin tim” po mbahet çdo mbrëmje në Prishtinë.
Gjatë ditës së sotme, protesta janë organizuar edhe në disa qytete të tjera të Kosovës nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





