Marko Kepi: Pjesëmarrja e Albin Kurtit në Mbrëmjen Gala në New York Diskutohet

Marko Kepi, president i shoqatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë”, tha se në mbrëmjen gala në New York, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ishte ftuar gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai nuk kishte marrë pjesë.

Kepi u shpreh në Euronews Albania se në vend të Kurtit mori pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbajti një fjalim.

Sipas tij, e ftuar ishte edhe ish-presidentja Vjosa Osmani. “Në mbrëmje ishte i ftuar zoti Kurti dhe nuk mori pjesë, po mori pjesë zotëri Konjufca në eventin dhe bëri fjalimin në emër të Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Mbajti fjalim edhe Vjosa Osmani, pra ish-presidentja e Kosovës.

Ndërsa, me sa kam parë vetë zoti Kurti në New York gjatë kësaj vizite, që është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, si zoti Rama, ashtu edhe Kurti, gjithë faktori politik shqiptar duhet të jenë bashkë, një grup me një plan për çështje kombëtare, por ndodh e kundërta.

Për shembull, nëse e sheh Kurtin në postimet e tij, duket si të ishte në një piknik, vetëm nëpër universitete ku ka klube studentësh shqiptarë që janë krejt të parëndësishëm.

Nuk ka takuar asnjë diplomat amerikan të rëndësishëm, dhe të vetmit diplomatë ose politikanë me emër që ka takuar, janë ata që mund t’i takojë që nga Kosova.

Ka takuar përfaqësuesit e Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kroacisë.

Pra, nuk ka takuar dikë që mund të na ndihmojë prej Kosovës,” u shpreh ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *