Protesta e Studentëve në Tiranë: Një Javë Aktivizmi dhe Tensioni

Protesta e studentëve në Tiranë vazhdon edhe në ditën e pestë.

Një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit.

Sipas informacioneve të para, pranë institucionit është gati edhe autoboti me ujë, ndërsa studentët kanë filluar marshimin e tyre.


- Advertisement -

Protestat vazhdojnë në kryeqytet, ndërsa situata pranë Ministrisë së Arsimit mbetet në zhvillim.

Protesta e sotme vjen pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.

Në terren janë pozicionuar forcat e policisë, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë vendosur gjithashtu autobotet, në kuadër të masave të marra për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vazhdon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme.

Protestat filluan të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në qendër të revoltës janë edhe akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *