Ambasada e Francës në Kosovë dhe Instituti Francez i Kosovës, sot organizojnë një ngjarje për të promovuar drejtat e grave dhe luftimin e dhunës ndaj tyre në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Disa aktivitete përfshijnë hapjen e një seksioni të letërsisë feministe në Institutin Francez të Kosovës, themelimin e një “Courage corner” me QKRMT për mbështetjen e grave që flasin hapur dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për aplikacionin francez të solidaritetit të grave, The Sorority.





