Një vendim i ri ka dalë nga Komuna e Kamenicës, ku lirimi i hapësirave publike është kërkuar deri më 31 mars të këtij viti.
Zyrtari Zotrim Kastrati, drejtor për shërbime publike dhe inspektorat në këtë komunë, e ka bërë të ditur këtë në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”.
Ai theksoi se shkaku i këtij vendimi është mungesa e përdorimit të rreth 90% të kioskave nga pronarët e tyre.
Komuna po bën thirrje për respektimin e afatit të caktuar për lirimin e këtyre hapësirave publike.





