Banorët e komunës së Obiliqit po shprehin ankesa për çmimin e fryrë të faturave të ujit.
Në një intervistë për emisionin ‘Fol me Arin’, një qytetar ka thënë se faturat po vijnë shumë të larta. ‘Unë kërkoj që edhe Kompania e Ujësjellësit të më paraqesë në Gjykatë dhe të ballafaqohem, drejtësinë ta sjellë në shesh,’ tha ai.





