Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë pasi tentoi të vidhte një furgon.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti edhe një armë të ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua si provë materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G.P., 23 vjeç, banues në Pejë.
Autori dyshohet të jetë përfshirë edhe në vjedhje të tjera në zonën e Vlorës.





