Prokuroria Speciale e Kosovës sekuestron asete me vlerë një milion euro në operacion kundër trafikimit të drogës

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbajtur konferencë për media në lidhje me aksionin e fundit të zhvilluar, ku janë sekuestruar asete me vlerë një milion euro, në lidhje me një rrjet të pastrimit të parave të përfituara nga trafikim i drogës.

Ai tha se shumica e rasteve ndërlidhen me bashkëpunim juridik ndërkombëtar e që sipas tij kanë impakt edhe në imazhin i drejtësisë në Kosovë. “Operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, i ndërtuar mbi besimin, shkëmbimin e informacionit dhe angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar në të gjitha format e tij.

Ky veprim i koordinuar dëshmon se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një nga mekanizmat më efektivë për identifikimin, hetimin dhe ndërprerjen e rrjeteve kriminale që dëmtojnë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *