Erling Haaland takohet me Princeshën Ingrid Alexandra pas fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit

Erling Haaland u takua me Princeshën Ingrid Alexandra në dhomat e zhveshjes pas fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Princesha, trashëgimtarja e fronit norvegjez, vizitoi futbollistët së bashku me vëllanë e saj, Prince Sverre Magnus.

Haaland e priti pa fanellë, e përshëndeti me një shtrëngim duarsh, e përqafoi dhe shkëmbeu disa batuta me të.


- Advertisement -

Pamjet e takimit u publikuan në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e tifozëve, duke u shpërndarë me të madhe në internet.

Ingrid dhe vëllai i saj ndodheshin në Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të familjes mbretërore, pasi nëna e tyre, Mette-Marit, nuk mundi të udhëtonte për shkak të një operacioni në mushkëri.

Princesha është vajza e trashëgimtarit të fronit, Haakon dhe konsiderohet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *