Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Top Arena’, ku ka folur hapur për fillimet e saj në muzikë dhe rrugëtimin artistik.
Gjatë intervistës, ajo u ndal veçanërisht te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin ka qenë edhe në lidhje.
Egli theksoi se ai projekt mbetet shumë i veçantë për të dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje. ‘Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë’, u shpreh ajo. ‘Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit’, shtoi Egli. ‘Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin’, theksoi artistja mes tjerash.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





