Lionel Richie është rikthyer në skenë vetëm pak ditë pasi u detyrua të ndërpriste një koncert për shkak të një problemi shëndetësor dhe të anulonte dy performanca të planifikuara.
Këngëtari 77-vjeçar pati marramendje gjatë koncertit në Grand Casino në St.
Paul, Minnesota, ku performoi ulur dhe e mbylli shfaqjen para kohe.
Si pasojë, ai shtyu koncertet e planifikuara në Chicago dhe Columbus.
Megjithatë, Lionel u rikthye në turneun e tij ‘Sing a Song All Night Long’, duke performuar në Pittsburgh dhe më pas në Detroit.
Përmes një postimi në Instagram, ai falënderoi fansat për mbështetjen dhe i siguroi se gjendja e tij është e mirë. ‘Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë të mirë dhe për gjithë dashurinë tuaj.
Jam mirë dhe jam mirënjohës për të gjithë ju’, shkroi artisti.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





