Prokuroria në Prishtinë arreston dyshimtarë për mashtrim kompjuterik

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Në një komunikatë për media, thuhet se bastisjet janë kryer në pesë lokacione të ndryshme, duke përfshirë Samadraxhën e Suharekës dhe qytetin e Prishtinës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 48.350 euro para, 10 vetura me vlerë rreth një milion euro dhe pajisje elektronike si prova materiale.


- Advertisement -

Personat e arrestuar janë në ndalim për 48 orë, ndërsa autoritetet po ndërmarrin hetime për zbardhjen e rastit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *