Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në dorëheqje për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te busti i heroit Besim Ndrecaj.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook. ‘Unë e bëra timen, liria fitohet vetëm me gjak dhe me grykë të pushkës’, ka thënë Hoti. ‘Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Besim Ndrecaj!’





