Federata e Futbollit e Kosovës feston 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka festuar sot 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment historik që shënoi fillimin e rrugës së gjatë dhe sfiduese të futbollit në Kosovë.

Festimet u organizuan në Kampin Nacional në Hajvali, me pjesëmarrjen e ekipeve nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Aktivitetet festive përfshinin ndeshjen emocionuese të Kombëtares së Amputuarve në futboll, festivalin “Grassroots” me fëmijë nga shtatë regjione të Kosovës, si dhe ndeshjen ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *