Ramush Haradinaj kujton masakrën e 3 majit 1999 në fshatin Bukosh: ‘Familjet dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës’

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.

Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës. ‘Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve.’


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *