Profesori Arifi: Ardian Gjini sjell një qasje të re në politikën kosovare

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka sjellë një qasje të re dhe një listë më serioze të kandidatëve për deputetë.

Në emisionin “Info Magazine”, Arifi tha se kjo lëvizje e AAK-së është pragmatike dhe logjike, duke vlerësuar se lideri aktual i partisë, Ramush Haradinaj, e ka kuptuar se gjeneratat e reja nuk identifikohen më me politikat dhe narrativat e vjetra. “Është jashtëzakonisht lëvizje pragmatike, por edhe e logjikshme, sepse z.

Haradinaj e ka kuptuar që ka ardhur një moment kur gjeneratat e reja nuk interesohen shumë për të kaluarën dhe politikat që ai i ka promovuar dikur.


- Advertisement -

Gjeneratat e TikTok-ut nuk e kuptojnë botëkuptimin e politikanëve të vjetër”, deklaroi Arifi.

Ai tha njëherësh se Gjini paraqet një profil tjetër politik, më modern dhe më elokuent. “Ardian Gjini është politikan i ri, me energji krejt tjetër, më elokuent dhe që mund të ofrojë kuadro.

Lista e AAK-së kësaj radhe, deri te numri 10-15, është shumë e kujdesshme dhe ka sjellë emra më seriozë se herëve të tjera”, tha Gjini.


- Advertisement -