Profesori Arifi: Vjosa Osmani mund të tërheqë votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka deklaruar se kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të tërheqë një pjesë të votuesve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin ‘Info Magazine’, Arifi tha se Osmani ka një bazament votash që dikur e kishte orientuar drejt VV-së dhe se ato vota mund të rikthehen deri më 7 qershor, kur edhe mbahen zgjedhjet. ‘Edhe pse ka pak kohë, është e vërtetë që koha mund të jetë element jo i favorshëm për këtë dyshe, (Osmani-Abdixhiku) por sidoqoftë mund të ketë një përqindje të zbehjes së fuqisë së VV-së në këtë rast, sepse Vjosa Osmani e ka një bazament të votave që e ka dërguar në VV dhe tash mund t’i rikthejë, varësisht prej momentumeve që mund të ndërtohen deri më 7 qershor’, tha Arifi.


- Advertisement -