Ibelinda Halili, psikologia klinike dhe psikoterapistja, ka deklaruar se nuk është duke u bërë mjaftueshëm sa i përket shëndetit mendor në Kosovë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo tha se për të gjitha çështjet mund të diskutohet në vendin tonë, megjithatë, sipas saj, jo edhe problemet me shëndetin mendor, transmeton Klankosova.tv.





