Banorët e Miradisë së Epërme kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me rrënimin e telave të energjisë elektrike në këtë zonë.
Një qytetar, në emisionin ‘Fol me Arin’, ka thënë se edhe pse kanë bërë thirrje për zgjidhjen e këtij problemi, askush nuk iu ka ardhur në ndihmë.
Ai gjithashtu shtoi se kanë dërguar fotografi si dëshmi, por ndërhyrja ende nuk është realizuar.





