Episodi i fundit i sezonit të tretë të serialit “Euphoria” ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, ku fansat e kanë cilësuar përmbajtjen e tij si shqetësuese dhe tepër provokuese.
Në episodin me titull “This Little Piggy”, personazhi Cassie, i luajtur nga Sydney Sweeney, shfaqet duke krijuar përmbajtje për platformën OnlyFans, duke u përfshirë në role provokuese, ASMR sensual dhe kërkesa ekstreme nga abonentët.
Maddy Perez, e interpretuar nga Alexa Demie, ndihmon Cassie-n me xhirimet dhe menaxhimin e përmbajtjes, ndërsa personazhi përpiqet të fitojë famë dhe para pas ndarjes nga Nate.
Një nga skenat më të komentuara ishte momenti kur Cassie humbet ndjenjat në shtrat dhe zgjohet nga Maddy, e cila i tregon se tashmë ka arritur 50 mijë abonentë në OnlyFans.
