Presidenti ukrainas mbështet Rumaninë dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruan se Ukraina është ‘e gatshme të mbështesë Rumaninë në çfarëdo mënyre që është e nevojshme në këto rrethana’.

Presidenti thotë se duhet të rritet presioni ndaj Rusisë për t’u siguruar që lufta ‘nuk do të zvarritet ose zgjerohet’.

Duke u uruar të lënduarve një ‘shërim të shpejtë’, Zelensky thotë se vendi i tij mbështetet te masat e reja të sanksioneve nga BE-ja që të jenë të forta ‘dhe ta bëjnë Rusinë të ndiejë se sulmet e saj nënkuptojnë humbje të konsiderueshme për vetë Rusinë’.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *