Analistja, Afërdita Maliqi ka sqaruar statusin e saj të publikuar në Facebook me mbishkrimin ‘Mirëmëngjes, Drenicë – Ta adhuroj mentalitetin’, duke thënë se reagimi i saj kishte të bënte me një deklaratë të ministres në detyrë, Fitore Pacolli.
Në emisionin ‘Kosova Today’, Maliqi tha se postimi ishte një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Pacollit për qytetarët e Skenderajt. ‘Po ka të bëjë me deklaratën e Fitore Pacollit kur tha për qytetarët e Skenderajt, kur ia bëri pyetjen Vullneti, se ‘kanë ardhë këtu me mentalitetin e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne’.
Por unë jam e asaj ane dhe definitivisht jam shumë krenare që vij nga njëra prej trevave më historike dhe më të hapura siç është Drenica’, deklaroi Maliqi.






