Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei është i përfshirë në bisedimet mes dy vendeve për t’i dhënë fund konfliktit.
Pavarësisht se Khamenei nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës, në një intervistë për New York Times, Trump ka thënë se të dy duken se po shkojnë mirë.
Kur është pyetur për gjendjen e Khameneit, Trumpi ka thënë se “Nuk e di, nuk kam pasur privilegjin ta takoj”.
Ai ka shtuar se do të donte ta takonte liderin suprem të Iranit. “Po, do të doja ta takoja.
Do të doja t’i takoja të gjithë… Ndoshta do të takohemi në një moment, varësisht se si do të shkojë gjithçka”, ka deklaruar Trump.
Khamenei u raportua se ishte plagosur rëndë në breshërinë e parë të sulmeve amerikane kundër Iranit që vrau babanë e tij, Ali Khamenei.





