Albin Kurti priti Presidentin e Këshillit Evropian për takim në Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, dy ditë para Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tivat.

Kurti e falënderoi Costan për mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në funksion të bashkëpunimit rajonal.


- Advertisement -

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *