Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se një ushtar francez është vrarë në jug të Libanit gjatë sulmit kundër misionit paqeruajtës të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban.
Tre ushtarë të tjerë janë plagosur.
Macron ka akuzuar Hezbollahun dhe kërkon që autoritetet libaneze të arrestojnë autorët e dyshuar.





