Policia në Ferizaj shqipton mbi 1400 gjoba për shkelje në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik nga 4 deri më 10 maj për rritjen e sigurisë rrugore.

Nga këto kontrolle janë shqiptuar gjithsej 1477 gjoba për shkelje të ndryshme.

Ndër shkeljet më të shpeshta ishin tejkalimi i shpejtësisë, parkingu i parregullt, mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mosmbajtja e distancës mes automjeteve, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mospërdorimi i dritave, kalimi i afatit të regjistrimit dhe shkelje të tjera.


- Advertisement -

Policia kërkon nga qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut për të parandaluar aksidentet rrugore dhe të rrisin sigurinë në rrugë.


- Advertisement -