Christian Bale shpëton jetën e regjisorit duke iu kujtuar një detaj nga filmi ‘Vice’

Christian Bale ka treguar se përkushtimi i tij ekstrem ndaj rolit të Dick Cheney-t në ‘Vice’ (2018) pati një pasojë të pazakontë: në mënyrë të tërthortë, i shpëtoi jetën regjisorit Adam McKay.

Gjatë përgatitjes për personazhin, Bale studioi me imtësi jetën e ish-zëvendëspresidentit amerikan, përfshirë edhe historinë e tij mjekësore dhe sulmet e shumta në zemër.

Në një intervistë për Deadline, Adam McKay pranoi se gjatë xhirimeve ishte në gjendje të dobët fizike dhe u dërgua në spital për shenja të mundshme të infarktit.


- Advertisement -

Bale kishte thënë se simptomat e një sulmi në zemër mund të jenë ndryshe nga ato të zakonshmet.

Regjisori theksoi se reagimi i shpejtë ishte i rëndësishëm për shpëtimin e jetës së tij.


- Advertisement -