Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në pikëkalimin e Hanit të Elezit

Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, Dogana e Kosovës ka zbuluar mall të padeklaruar të fshehur brenda një autobusi.

Sipas njoftimit zyrtar, malli përbëhej nga 27 fustane solemn dhe dy fustane vello.

Autobusi ishte i linjës Turqi–Prishtinë, me targa te huaja.


- Advertisement -

Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.


- Advertisement -