Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë.
Pas analizave ka rezultuar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike, prandaj AKU i ka vendosur shiritin.
Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania ‘Sori Al’ dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.
Burime të A2 CNN bëjnë me dije se tani që është bllokuar mensa, kursantët e Akademisë do t’i nxjerrin në praktikë të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen.





