Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa shtesë në hyrje të Prishtinës, me qëllim të garantimit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të vozitjeve të rrezikshme pas protestës së 18 shtatorit.
Masat nuk kanë pasur për qëllim pengimin e protestës, por parandalimin e veprimeve që rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik.
Policia e Kosovës ka kërkuar mbarëvajtjen e sigurt të protestës dhe trafikut, duke ndaluar vozitjet e rrezikshme.
Nuk ka pasur qëllim të pengohet protesta apo qarkullimi i rregullt i automjeteve, por të ndalohen vozitjet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë e demokratike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




