Artisti i njohur, Petrit Halilaj, në bashkëpunim me platformën e shqiptarëve në diasporë, ‘Marrja e Zezë’, kanë realizuar një ekspozitë në Berlin, të titulluar ‘Who does the earth belong to while painting the wind?!’.
Për këtë ngjarje ka shkruar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ekspozita solli atmosferë unike me melodi tradicionale. ‘Defi i Syriganës në Berlin.
Ishte më shumë se një ekspozitë.
Petrit Halilaj dhe Marrja e Zezë, si gjithmonë, sollën diçka të re dhe të veçantë në Berlin.
E tillë ishte edhe ekspozita ‘Who does the earth belong to while painting the wind?!’, e cila krijoi një atmosferë unike me melodi tradicionale’, shkroi Ajeti.
Ambasadori tha se ekspozita ishte një reflektim i fuqishëm mbi emancipimin, identitetin dhe rrugëtimin kolektiv ndër vite të vendit tonë. ‘Këngët tradicionale, gojëdhënat dhe elementet folklorike u ndërthurën natyrshëm me artin bashkëkohor, duke krijuar një përjetim të veçantë për njerëzit e kulturës dhe artit.
Defi i #syriganës tani i takon edhe Berlinit’, përfundoi ambasadori Faruk Ajeti.
