Pavarësisht njoftimeve të shpeshta të Donald Trump, vendimi i presidentit amerikan për të tërhequr një pjesë të trupave nga Gjermania e goditi qytetin Landstuhl si një bombë.
Trupat amerikane kanë qenë pjesë e jetës në këtë zonë që nga viti 1945, duke i dhënë asaj një identitet unik amerikano-gjerman në zemër të komunitetit më të madh ushtarak amerikan në Evropë. “Duhet t’ju them, sinqerisht u shokova”, tha një banore.
Njoftimi i Trump përmbante një kërcënim të hapur që i trembi banorët.
Landstuhl është gjithashtu shtëpia e spitalit më të madh amerikan jashtë vendit, pjesë e komunitetit ushtarak të Kaiserslautern.
Amerikanët në qytet flasin me dashuri për mikpritësit e tyre gjermanë.
