Pas lajmit për një vjedhje në një argjendari në rrugën ‘Abdi Toptani’ në Tiranë, policia e ka kapur shtetasin e mitur 17-vjeçar që dyshohet se ka kryer veprën.
Autori është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur varëse floriri në një qendër tregtare dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Materiale të vjedhura janë sekuestruar gjatë kontrollit dhe janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.





