Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë në Instagram.
Ajo u shfaq e veshur me një bluzë të zezë ku shkruhej “I dua vajzat shqiptare” duke theksuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë me origjinën.
Artistja nuk e ka fshehur kurrë krenarinë për rrënjët shqiptare, duke i promovuar ato shpesh në postime, intervista dhe projekte muzikore.
Një nga momentet që u komentua gjerësisht nga fansat ishte edhe përfshirja e një fraze në shqip në një prej këngëve të saj: “Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”, e cila u prit me shumë entuziazëm nga publiku shqiptar.
Në postimet e fundit, Bebe nuk ishte e vetme.
Në disa prej fotografive të publikuara, ajo shfaqej së bashku me shoqet e saj, të cilat gjithashtu mbanin të njëjtën bluzë, duke krijuar një atmosferë argëtuese dhe plot energji.
