I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka qëndruar në Zagreb, ku ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Sørensen ka thënë se ka diskutuar me Plenkoviq për zhvillimet në rajon, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë dhe angazhimin e saj për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. ‘Është mirë të jesh në Zagreb.
Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me kryeministrin Andrej Plenkovië.
Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe përkushtimin e saj për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,’ ka shkruar Sorensen në X.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





