Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh.
Takimi u zhvillua në orën 18:00 me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik.
Pritet që pas takimit të publikohen deklarata zyrtare për çfarë është diskutuar dhe nëse janë arritur ndonjë marrëveshje.
Kurti kishte paralajmëruar se do të ruhej konfidencialiteti i bisedimeve deri në një marrëveshje përfundimtare, ndërsa Abdixhiku nuk ka bërë deklarime për media para takimit.
Në takim, Kurti ishte i shoqëruar nga Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, ndërsa Abdixhiku nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





