Person i ndaluar në Aeroportin e Prishtinës me dokumente të dyshuara të falsifikuara

Një individ është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ pasi ka tentuar të udhëtojë drejt Berlinit me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Sipas policisë, i dyshuari ka paraqitur një pasaportë dhe një letër-njoftim të një shteti tjetër, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


- Advertisement -


- Advertisement -