Sot në fshatin Bokshiq të Klinës do të varroset Faruk Jusufi, 49-vjeçari i cili u vra nga vëllai i tij mbrëmë.
Informacioni u konfirmua nga banorët e fshatit, ndërsa ceremonia funerale pritet të zhvillohet në ora 16:00 në varrezat lokale.
Prokuroria ka njoftuar se do të kryejë hetime të plota për të zbardhur rrethanat e vrasjes.





