Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt të Pussycat Dolls në New York për promovimin e turneut të ribashkimit

Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt të grupit Pussycat Dolls janë shfaqur elegante dhe në humor të mirë gjatë një daljeje në New York, teksa vazhdojnë promovimin e turneut të ribashkimit.

Treshja tërhoqi vëmendjen me paraqitjet e tyre stil, ndërsa pozuan për foto në rrugët e qytetit.

Ky rikthim vjen pas 16 vitesh nga ndarja e grupit, me një turne të madh ndërkombëtar dhe një projekt të ri muzikor, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Megjithatë, jo të gjitha anëtaret janë pjesë e këtij rikthimi.

Ish-anëtaret Carmit Bachar, Jessica Sutta dhe Melody Thornton nuk i janë bashkuar turneut, ndërsa disa prej tyre kanë shprehur habi që nuk janë përfshirë.


- Advertisement -