Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një interviste të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, ka shprehur ambicien e tij për të u bërë kryeministër i Kosovës.
Rama u ndal për një bisedë me krijuesin e përmbajtjes Khan, i cili e pyeti për profesionin dhe pjesën e preferuar të punës së tij.
Duke u prezantuar si kryetar i Prishtinës, Rama theksoi se qëllimi i tij i ardhshëm është të marrë drejtimin e Qeverisë. “Pjesa e preferuar e punës time është misioni im i radhës, të bëhem kryeministër, në mënyrë që të pastrojmë dhe rregullojmë shtetin,” ka deklaruar ai.
Kur u pyet për kryeministrin aktual, Albin Kurti, Rama shprehu mendimin se ai nuk po bën punë të mirë dhe se duhet “t’ia tregojë rrugën.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





