Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka theksuar se kërkesa e partisë së tij është që të thirret seanca e Kuvendit dhe të votohet në lexim të dytë Projektligji për Dhomat e Specializuara.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza shpjegoi se nuk kanë pasur komunikim lidhur me këtë temë, por gjithashtu theksoi se, sipas tij, nuk ekzistojnë pengesa për votimin e ligjit. “Jo, nuk kemi pasur komunikim.
Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë.
Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë.
Nëse ka pasur çfarëdo pengese apo çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, u shpreh Hamza.
Kryesia e PDK-së është mbledhur në orën 10:00, ndërsa këto zhvillime ndodhin në një moment kur, në mesnatë, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




