Protesta për Ligjin për UÇK-në në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës kanë filluar të mblidhen në sheshet e qytetit për të protestuar ndaj miratimit të projektligjit që përmban ndryshime në Ligjin për Specialen.

Kjo protestë është organizuar nga OVL UÇK-ja, ndërsa Çlirim Haziri, organizatori i protestës me moton “Jo në emrin tim!”, ka njoftuar se protesta do të mbahet sot në orën 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një thirrjeje në rrjetet sociale, Haziri ka ftuar qytetarët të marrin pjesë, duke theksuar se kjo kërkesë është e lidhur ngushtë me miratimin e Ligjit për UÇK-në.


- Advertisement -

Po ashtu, vlen të theksohet se sonte në mesnatë skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *