Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu.
Këto reshje pritet të jenë veçanërisht të pranishme të martën dhe të premten.
Temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të ulët deri mesatar.
Sipas IHMK-së, sot moti do të jetë i vranët, me intervale kohore me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 e 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 13 e 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë.
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





