OVL-UÇK reagon ndaj procesit të dytë gjyqësor të Hashim Thaçit: Kritikon ZPS-në dhe kërkon drejtësi të pavarur

OVL-UÇK ka reaguar pas procesit të dytë gjyqësor që është zhvilluar sot në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e kësaj organizate është kritikat ashpër ZPS-ja.

Sipas OVL-UÇK-së, kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme. ‘Në vend se të reflektojë mbi dobësitë, kontradiktat dhe dështimet e provave të paraqitura në proceset e saj, Prokuroria vazhdon me kërkesa të rënda për burgim.


- Advertisement -

Kjo nuk e forcon besimin në drejtësi.

Përkundrazi, e thellon shqetësimin se kemi të bëjmë me një prokurori që ka ndërtuar një narrativë të paracaktuar ndaj UÇK-së dhe njerëzve që i shërbyen asaj’, është thënë në reagim, duke dhënë detaje tjera. ‘Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë.

Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike’, është thënë në reagim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *